Sunday, October 2, 2022
BallinaLajmeVdes shkencëtari kosovar, Rifat Gjota

Vdes shkencëtari kosovar, Rifat Gjota

Ka vdekur shkencëtari dhe pedagogu i njohur kosovar, Rifat Gjota.

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar familjarët, të cilët thanë se Gjota vdiq pas një sulmi në tru.

Ata gjithashtu bënë të ditur se Rifat Gjota vdiq sot rreth orës 13:00 në Prishtinë.

Rifat Gjota është zbulues kosovar , shkencëtar dhe pedagog, i lindur me 5 maj të vitit 1939 në Pejë, përcjell Klankosova.tv.

Mbi njëzet vjet punoi në zbulimin e elektromotorit me veti shumë më të përparuara se ai i gjertanishëm, i cili kursen energjinë elektrike në përqindje të konsiderueshme, sikurse edhe sasinë e bakrit të nevojshëm për ndërtimin e tij.

Zbulimet e veta i regjistroj në Amerikë me emrin “US Patent 4710661 – Winding arrangement of a stator and/or rotor of a three-phase generator or electromotor ëith improved performances”, kurse mënyra e ndërtimit të këtyre elektromotorëve quhet “rifatizim”, pra në bazë të emrit të tij.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT