Ti veç jeto…
Tu prit me u ba ma mirë
edhe kur ndjenja e braktisjes
të trazon çastin meditues,
dimri t’bahet ma i ftohtë
kur ti ndjen përgjegjësi mbi vete e për t’gjithë.
as palltoja e leshtë supeve s’të ngroh.
Sa dhimbshëm e sheh jetën e vrazhdë
që t’mban për dore si nji fmi i pa rritun.
Dhe ti” urryeshëm n’kët kohë
shum herë sheh veten tënde,
mbi pikpyetje nën urën e kalimit
e duke e pyetur, përse jeton ?!
Nuk ke përgjigje….
si shigjetë të ngulen mendimet,
e të therin fort brenda shpirtit
në ditët e ftohta t’kti dimri
çdo plagë e kohës të përshkon në trupin e demoralizuar,
duke i vënë në radhë kujtimet që s’të lanë asnji shije t’amël,
dhe pëshpërit mes buzëve që duan t’flasin n’heshtjen tande,
edhe pse dhëmbët shtrëngohen nga i ftohti
duke qëndruar buzë ujit që t’pret si brisk
ku dhe era lëviz me ngadalë e të prish baluken rënë mbi ballë.
Flet me vete…
duke thënë, s’ka gjë,
qëndro ashtu “n’pritje për me u ba ma mirë.
Ndoshta në shpirtin e grisun,
do të qepen ca rreze shprese
e nji diell do t’lind e do t’perëndojë përsëri për ty e për t’gjithë.
Prit dhe pak, ti veç prit….
pa u lëndu e mërzit,
se ka me u ba ma mirë
mos pyet ma përse jeton.
Kjo asht jeta !
Akrepat e sajë do të ndalin at’herë kur të jetë shënuar ora e fundit.
Ti veç jeto….
edhe pse një ndjenjë braktisjeje
brenda vetes të mundo.
……………………………………………………..
Si çdo ditë tjetër zgjohem edhe sot
Dje ishte një ditë me shi t’furishëm
Ndërsa sot ishte kohë e ftohtë
Por me re të bardha ky mot.
Dola vetëm për pak…
Eca..në mendimet e mia
U ndala” të pi një kafe të ngrohtë
Vetëm ! se ashtu e ndjeva
Ashtu doja, vetëm me unin tim
Të qëndroja për pak me qënien time,
Kërkova në mes mendimesh
Qetësinë, dhe dashurinë për veten
Duke shijuar atë kafe”.
Zura vënd,në një nga tavolinat e vëna jashtë
Ku nuk flisnin !
Rrinin të heshtura
E të pa zhurmshme,
Aty preferova të qëndroj dhe unë
Shoqëruar me të ftohtin bashkë.!
Mbërdhyer pak me melankolinë
Harrova të ngrihem nga karrigja ku isha ulur
Dhe një diell më ulet papritur mbi supe
Duke më përkëdhelur !
E sikur në vesh më vinin fjalë
Që më thoshte….
Erdha të të ngroh shpirtin
Mos më rri si hutaqe,
Mos më rri ashtu e ngrirë,
Reflekto më thosh, jam dielli i ngrohtë
Të dua në çdo stinë” më beso,
Jam këtu për ty, me ty e dashur
Edhe në dimrin e lagësht apo të ftohtë.!
Drithërimat e shpirtit…
Fshihen brënda si në arkë të vjetër
drithërimat e shpirtit…
në një dhomë të vogël, pa dritë shprese,
ku bien si ninullë e heshtur
brënda në errësirën e gërmadhave,
të zemër’rrahjeve,
dhe qëndrojnë të gdhendura,
mbi pohimin e vet-jetës.!
Drithërima e shpirtit elektrizohet
sekond pas sekonde…
ku” si përralla shpërfillëse,
dhimbja të vret leht-lehtë,
e rënkueshëm përcjell afshet pa zë.!
Dhe pa durim…ky shpirt pret të çlirohet,
nga prangat që pa faj ngujuar
e mbajnë lidhur me kohë të tërë.
E di” Një ditë drithërima do largohet
do zhduket nga foleza e shpirtit të vrarë,
do të shkojë në detin e dëshirave të etura ,
e do t’thurë pëlhurën e saj të bardhë.
Do lërë pas drithërimën e shpirtit
flatrat do hapë si një pulëbardhë,
do qëndisë kohën me ninulla gëzimi,
si shtojzovalle hapësirave do kërcejë,
e drithërimin shum larg do ta flakë.!
…………………………………………………
Dielli m’ledhaton…
Nata” u tregua e rreptë mes ëndrrave t’frikshme
zemrën ma m’piu, sa dhe gjoksi shumë rënkoi,
një zë agimi menjëherë m’thërriti,
ëmbëlsisht vjen pranë meje dhe më zgjon.
E pash diellin e mëngjesit tek m’ledhatonte
mbi qepallat e syve të mavijosur e të trembur,
ashtu si ç’do ditë ngrohtësisht dielli ulet,
duke më puthur, qeshur e përkëdhelur.
Dhe bashkë u ngritëm vrapuam me guxim
e dua diellin që më ngroh shpirtin çdo herë,
se dua natën që po m’frigon n’kto kohë
me ëndrra mbytëse,therëse e plot trishtim.!