Përmallim
O sa kam mall !
Për shkollën time
Shokët e shoqet
Nxënësit e mi.
Të shtunën
me ,datën 13.11.2021
Në fb e shikova një fotografi
Të mësimdhënësve
Të Gjimnazit ,,Jeta e re” në Therandë.
Në ekskursion kishin shkuar
Te Nëna Shqipëri
Desh i shqeva sytë
nuk i gjeja shokët e mi.
Ata si unë ishin pensionuar
Për në ekskursion
Nuk ishim
Ftuar…..!
Në moment i përmalluar
Profesorëve të rinjë
Me vete u thash:
Mos pështyni në pusin e vjetër!
Aty ,ku ujë keni pirë.
Më rroku ,mërzia, për shkollën
shokët e shoqet ,nxënësit e mi
Me pleqërinë u zura
Ku mi trete shokët e mi ?
Në ëndërr çdo natë kolegët i kërkoj
Më bëhet, sikur zërin ua dëgjoj
Hapi sytë e zgjati dorēn tu flas ,por kot
Atëherë thërras, sa mundem ,emrat e tyre
Një nga një.
Mallëngjimmi më mbytë,kur
Gjumi më del.
……………………………………………….
Kam festë
“”””””””””””””””””””””””””
Kam festë,kur populli im përparon
Kur rinia e lumtur jeton
Atëherë ,kur atdheu im lulëzon
Kur populli im në liri feston.
Festën kush ma lëndon
Njeriu i pandërgjegjshëm
Ai i cili padrejtësisht njerëzit i paragjykon
Dhe ai që konsideron veten i paprekshëm.
Festoj ,kur populli ka ujë e dritë
Atëherë,kur punon në arë e fabrikë
Pa u lodhur e pa u mërzitë
Edhe atëherë ,kur jetojmë pa frikë.
Kush ma prishë zemrën
Në këtë moshë të shtyrë
Ai që lëndon femrën
Njeriu i dobët e i pa fytyrë.
Shpirti më gëzohet
Kur shoh mrekulli mbi këtë dhe
Për ty entuziazmohem
IMI Atdhe !
………………………………………………..
MËNGJES VJESHTE
Sipër bjeshkëve lind dielli i kuqërremtë
Ai derdhi dritën në gjithësi
Rrezja u hap në kaltësi
Mbi qilimin shumëngjyrësh në natyrë.
Vështrimin hodha në hapësirën qiellore
Ca shtëllunga resh notonin qiellit
Dielli në mes resh në fshehtësi vezullonte
Si loti në sy ,një shpresë për ditë të mirë
Në qetësi lehtas era shkund fletët
Ngjyros çarqafin me ngjyra për mrekulli
Çdo fletë është një lule e bukur
Mendja mē thotë: stitinë tjetër ka mbërri.
U zgjua fshati dhe qyteti i zymtë
Era e shiu prishin qetësinē
Ty stinë e artë të duam pafund
Tërë sekretet mbulon,kur fletët shkund
Fletët e drunjëve kanë shumë ngjyra
Pamjen të cilën e ka vjeshta
Nuk e kam parë te stinët tjera
Me njē fytyrë tejet të mirë.
………………………………………………………….
Nepërka e zezë në ëndërr
====================
Nepërka e zezë , si korbi
Udhëton mendueshëm natën
Ku me u ndalë ?
Ku me ba konakun?
Terri nuk e ndalonte
Nga aksioni nepërkën
Zezona e tmerrshme
Ishte mbjellur në tokat tona.
Një derë troket në orë të vona,
Kur pushon çdo gjë
Heshtjen e thyen zezona
Një hije e zezë ,hyn e del oborreve.
Nepërka e zezë rindez alarmin
Mbi oxhakun oxhakzade
Në Golgotë
Prehen burrat atdhetar.
Dimër i egër , shumë i egër
Gjaku shkrinë akullin
Gjëma prish qetësinë
Zezona e tmerrshme qon krye.
Mbi trupa oxhakzade rrjedh gjaku .
Gjykim absurd !
Zezona e skuqi borën e bardhë
Me ngjyrën e kuqe…
Mote tepër të liga
Atëbotë…..
Shprishje e rrënjëve autoktone
Kah sytë edhe këmbët…………………
…………………………………………………….