Saturday, July 27, 2024
BallinaSportPogba do të largohet në verë, ja ku do shkojë

Pogba do të largohet në verë, ja ku do shkojë

Paul Pogba raportohet se e ka informuar Manchester United se ai po synon t’i bashkohet Real Madridit si transfer i lirë.


Kontrata e tij po skandon dhe nuk po munden të arrijnë marrëveshje. Real Madridi ka qenë prej kohësh i lidhur me fituesin e Kupës së Botës, ndërsa Juventus dhe Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se janë në garë për nënshkrimin e tij këtë verë.

Sipas ‘Daily Star’, francezi i ka thënë Man United se dëshiron të transferohet te ‘’Los Blancos si një transferim i lirë përpara sezonit të ardhshëm.

Pogba nuk ka luajtur për ‘Djajtë e Kuq’ që nga fillimi i nëntorit për shkak të një problemi në kofshë, por mund të rikthehet në fushë në fazat e hershme të shkurtit.

Trajneri i përkohshëm i Man United, Ralf Rangnick, ka këmbëngulur se mesfushori është në planet e tij për gjysmën e dytë të sezonit, pavarësisht se me sa duket dëshiron të largohet si një transferim i lirë këtë verë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT