Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritUrtësiLanda Molishti-(Një tufë fjalësh të urta)

Landa Molishti-(Një tufë fjalësh të urta)

1. Mos u përqëndroni tek gjërat që nuk i ndryshojmë dot, por mënyrën për të gjetur paqen tonë të brëndëshme.

2. Mirësia jonë nuk bën gjë tjetër, veçse afron dashuri për njerëzit.

3. Nuk është turp të bësh gabim, por të mos bësh asnjë përpjekje për të ndrequr gabimin.

4. Mundësitë nuk është rasti, por, krijohen me përpjekjen tona.

5. Mos lejo të tjerët të futen në jetën personale, ajo të përket vetëm ty.

6. Nuk duhet të kërkojmë dashurinë e njerëzve, por pengesat që ia krijojmë vetes ne, për të na dashur të tjerët.

7. Nuk duhet të ndjehemi mirë vetëm kur marrim, por edhe kur të japim.

8. Nuk mjafton vetëm mendja e kthjellët, por dhe forca për të ecur përpara.

9. Jeta duhet drejtuar mirë në rini, që të mos kemi varfëri në pleqëri.

10. Lumturia nuk vjen kur e duam, por, nga veprimet tona tē mençura dhe të matura.

11. Dija dhe veprimet janë çelsi i suksesit.

12. Nuk është kurrë vonë për të ndryshuar, tepër vonë është; kur nuk do të ndryshosh, qê të përparosh.

13. Të respektojmë dhe të dëgjojmë fjalën e fëmiut tonë deri në fund, para se t’i kritikojmë ata.

14. Duhet, gjithmonë të bëjmë përpjekje për të mësuar diçka të re, asnjëherë nuk duhet menduar se, kemi mjaft dituri.

15. Mos të kemi zili nga puna e dobishme e tjetrit, por t’i përveshemi dhe ne punës.

16. Në jetë nuk duhet të mësohemi të notojmë jo vetëm në det të qetë, por edhe kur pëplasemi nga dallgët e forta…

17. Njeriu duhet të ketë forcën, për të realizuar idealet e tij.

18. Nuk është e domosdoshme të jesh i/e bukur, por të jesh në shpirt, me sjelljen, kulturën, dashurinë për njerëzit.

19. Mos ia lejo vetes t’u vijë keq të tjerëve për ty, por lufto me guxim e trimëri pa u ndalur derisa të arrish qëllimin.

20. Bëmirësia, edhe ajo i ka rregullat e veta, të ndihmojmë pa pritur gjë si shpërblim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT