Sunday, April 28, 2024
BallinaSportReagimi epik i Guardiolës pas penalltisë së Benzemas

Reagimi epik i Guardiolës pas penalltisë së Benzemas

Karim Benzema e realizoi një gol spektakolar nga penalltia mbrëmë për ta mbajtur Real Madridin në lojë për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi francez shënoi në stilin “panenka” për rezultatin final, 4:3 për Manchester Cityn.

E tek goli i dytë personal i Benzemas, reagimi i trajnerit të Cityt, Pep Guardiola ishte epik, shkruan “Gazeta Express”.

Spanjolli shihet duke e kapur kokën pasi po shpresonte që portieri Ederson do ta priste penalltinë e super-sulmuesit francez, i cili javën e kaluar i humbi dy penallti brenda një loje në La Liga.

Ederson përfundoi në anën e tij të majtë dhe topi përfundoi në rrjetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT