Saturday, July 27, 2024
BallinaShowbizHoroskopi për datën 12 maj

Horoskopi për datën 12 maj

Dashi

Mos hyni në një debat me një koleg që po bëhet tepër konkurrues. Keni gjëra të tjera më të rëndësishme për të menduar. Keni një detyrë që duhet ta mbyllni e të merrni lavdërimet më pas.

Demi

Një koleg i vjetër do t’ju kërkojë t’i bëni një nder duke e ditur se mund të mbështeten plotësisht tek ju. Ju nuk do ta lini në baltë. Një mënyrë për të përfituar nga mundësitë më të mira është të heshtni për disa nga vëzhgimet tuaja derisa të vijë koha e duhur, për të vepruar.

Binjakët

Të gjithë duhet të kenë shpresë dhe ju shpresoni që një projekt në të cilin jeni përfshirë në prapaskenë të jetë i suksesshëm. Nuk është ende koha për ta nxjerrë në pah këtë. Ka ende punë për të bërë, por është duke u bërë progres. Do të gjeni mënyra të reja për të mbledhur para.

Gaforrja

Mos u habitni nëse ju kërkohet të merrni përgjegjësinë e një ekipi që po lufton për një kauzë të denjë. Që kjo fushatë të jetë e suksesshme, duhet të ketë një nxitje të madhe. Ju nuk do të flini mbi dafina.

Luani

Një ngatërresë parash kërkon më shumë vëmendje sesa po i kushtoni aktualisht. Disa shifra thjesht nuk mblidhen dhe pasi të jeni në gjendje të përqendroheni tek problemi, do të jeni në gjendje të kuptoni se ku është bërë një gabim dhe si mund ta rregulloni atë.

Virgjëresha

Do të jetë e bezdisshme dhe zhgënjyese kur një mik që tha se do të vinte, rezulton të shkojë diku tjetër. Do t`ju vijë keq kur të zbuloni se ju keni prishur planet tuaja për të, kurse ai jo. Përpiquni të merrni me të mirë veten.

Peshorja

Pranoni një ftesë për t’u bashkuar me të afërmit, të vjetër dhe të rinj. Pavarësisht nëse është edhe një festë e vogël, shfrytëzojeni këtë mundësi për të harruar përgjegjësitë për pak kohë dhe për t’u argëtuar.

Akrepi

Lëreni mënjanë çdo gjë që nuk ju shkon për pak kohë. Do të mund t’i ktheheni më vonë me qartësi më të madhe. Është befasues ndryshimi që mund të sjellë një pushim pasi keni qenë shumë të ngarkuar.

Shigjetari

Jeni të lumtur për një mik apo partner që po shijon fatin. Në të njëjtën kohë ju shpresoni që ata të mos fillojnë ta marrin si të mirëqenë se do të zgjasë. Ju e dini nga përvoja se asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Një mundësi e shkëlqyer pune do t’ju shfaqet.

Bricjapi

Një mik i vjetër ju ka ardhur shpesh në mendje kohët e fundit. Ju mund t’i keni humbur kontaktet me të shumë kohë më parë, por nëse bëni disa pyetje ose bëni disa kërkime në internet, mund të gjeni një mënyrë për t’u rikthyer në kontakt me ta.

Ujori

Keni qenë të ngarkuar kohët e fundit. Edhe një koleg e ka vënë re këtë. Kështu që një shef do t`ju japë pushimin e merituar, të cilin meritoni ta shijoni.

Peshqit

Negativiteti i dikujt po fillon t’ju zhgënjejë dhe t’ju shkaktojë ankth të panevojshëm. Ju nuk dëshironi të jeni pesimistë, por parashikimet e tyre të zymta për të ardhmen do të prishin kënaqësinë që duhet të merrni nga një takim. Është e pamundur të relaksoheni kur ka fërkime rreth jush.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT