Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritKol Kodra-NGROHJE RECIPROKE

Kol Kodra-NGROHJE RECIPROKE

NGROHJE RECIPROKE

Në zjarrin tënd u ngroha unë
Në zjarrin tim, ç’u ngrohe ti!
Një natë dimri që spat gjumë,
Veç vëtëtima… dhe stuhi…!


Ç’natë që qe, sa mbet në ty:
Si diellë i ngrohtë mes janarit…
Se ç’meteor, n’mu sytë e zi!
Dhe n’ty të mitë, si pulla arit!


Në prushin tim, ç’u ngrohe ti!
Në prushin tënd u ngroha unë,
E shkurtë qe nata, përqudi…
I thellë, qe kulmi me furtunë

!
Dhe vanë rrëke me vëtëtima;
Dhe zjarr dhe vite sikur lumë!
Se nga ç’hone vinë, ca rima;
Trazarvaçe… dhe në gjumë!?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT