Saturday, July 27, 2024
BallinaSportRamos, Reus, De Bruyne: Yjet që mund t’i bashkohen Messit në MLS...

Ramos, Reus, De Bruyne: Yjet që mund t’i bashkohen Messit në MLS sezonin e ardhshëm

Një afat kalimtar veror i mbushur me surpriza pritet që të ndodhë edhe kësaj radhe në botën e futbollit. Sipas raportimeve të fundit ka një numër yjesh që luajnë në Evropë, por që mund të bëjnë kalimin në Amerikë sezonin e ardhshëm.

Që prej transferimit të Messit në Inter Miami, ai ka tërhequr disa emra të mëdhenj të futbollit që të bëhen pjesë e MLS, dhe e njëjta pritet të ndodhë edhe këtë verë.

Sergio Ramos

Ish-legjenda e Real Madridit është lidhur me një kalim në MLS gjatë viteve të fundit, dhe siç duket seoznin e ardhshëm do ta shohim duke luajtur atje.

Ekipi i San Diegos ka shprehur interesim për të siguruar shërbimet e mbrojtësit spanjoll i cili nuk do ta rinovojë kontratën me Sevillën.

Hirving Lozano

Ramos nuk është i vetmi që mund të bëhet pjesë e San Diegos. Ylli meksikan Lozano është po ashtu pjesë e planeve të klubit amerikan.

Lozano këtë sezon po paraqitet në Holandë tek PSV Eindhoven, aty ku siguroi titullin teksa në ekip ka disa lojtarë amerikanë si Ricardo Pepi, Sergino Dest dhe Malik Tilman.

Kevin De Bruyne

Do të ishte një lëvizje befasuese, por De Bruyne po e konsideron seriozisht mundësinë e largimit nga Anglia dhe po favorizon një kalim në Amerikë.

SHARE:

ShareTweet

Marco Reus

Ai mund ta përfundojë aventurën me Dortmundin në mënyrën më të mirë të mundshme nëse fiton Ligën e Kampionëve, por tashmë është e konfirmuar se do të largohet në fund të sezonit.

St. Louis City SC është përmendur si destinacioni më i mundshëm për legjendën gjermane.

Olivier Giroud

Tashmë ditë më parë ishte konfirmuar largimi i Giroudit nga Milani. Në të njëjtën kohë është mësuar edhe ekipi i tij i radhës.

Francezi do të vazhdojë karrierën e tij në Amerikë, më saktësisht tek Los Angeles.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT