Saturday, April 13, 2024
BallinaSportReal Madridi dhe Man City sfidohen sonte në gjysmëfinalen e parë në...

Real Madridi dhe Man City sfidohen sonte në gjysmëfinalen e parë në Ligën e Kampionëve

Faza gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjen kryesore Real Madrid – Manchester City.

Stadiumi “Santiago Bernabeu” në Madrid është arenë e përballjes së gjigantëve të futbollit evropian.

Sfida e cila po konsiderohet si “finale para finales” do të zhvillohet nga ora 21:00.

“Mbretërit” arritën deri në këtë fazë pasi eliminuan Chelsean, ndërkohë City triumfoi ndaj Bayern Munich në çerekfinale.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më vonë në stadiumin “Etihad” në Manchester.

Skuadra që fiton me rezultat të përgjithshëm nga dyja takimet luan në finale me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal Milan – Inter./

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT