Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-KRENARIA E LLAPIT (Ilir Konushevcit)

Zymer Mehani-KRENARIA E LLAPIT (Ilir Konushevcit)

KRENARIA E LLAPIT

(Ilir Konushevcit)

Krenari e Llapit…
Dhe e tërë Kosovës
Përjetësisht ke mbetur
O bir i Nënëlokes


Ti, Ilir s’ke vdekur
Je prore i gjallë
Krenarë i përulemi
Tëndit lapidar


Lumë nëna që t’lindi
Lumë Atdheu që t’pat
N’ Flamur u lartësove
Lart edhe më lart


Obelisku Yt
Qëndron madhështor
E stolis Flamuri
Lulet me kurorë


Në krahët e Shqipes
Emrin Tënd ta shkruajmë
Nderim dhe respekt
Përherë për ty ruajmë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT