Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritAna Petani-Jo dot nuk e harrojmë

Ana Petani-Jo dot nuk e harrojmë

Jo dot nuk e harrojmë

Kush kurbetit rrugën mori
E harroj të këthehet pas
Kush sytë me lotë si lau
Për familjen që la pas
Kush kaloj malin në këmbë
Herë në shi,herë nëpër natë
Kush veten s’hëngri me dhëmbë
Kur e shanin emigrantë
Jetë o jetë me halle shumë
Na përplase nëpër rrugë
Si kalonim lumenjët zinxhirë
Të lidhur trupme trup
Pastaj malit çanim borën
Ashtu, me trupë gjysëm të ngrirë
Nëpër trup na thaheshin rrobat
Lëviznim veç në errësirë
Edhe iknim me nxitim
Nëpër shtigje udhë pa udhë
Mos na kapte policia
Eh,çfarë të kujtoj unë?
Sa herë rrugët kemi marrë
Herë me bukë herë të uritur
Sa herë këmbët na kanë mbledhur
Nga gjëmbat opinga grisur
Ky ish shokë kurbeti ynë
Që nisëm në…. 90
Nuk e dinim ku po shkonim
A do ngelnim gjallë në jetë
Sa herë gjumin kemi bërë
Nën kurorat me ulli
Donim shumë ti kursenim
Ato të shkretat dhrahmi
Ikën vitet një nga një
Bashkë me to rinia jonë
Tani thinjat na kanë dalë
Jetën me dhimbje kujtojmë

….
Sot lëvizim me makina
Shumë dhe me aeroplan
Ato brenga që kaluam
Veç shpirti ynë i mbanë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT