Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-..." Zana si hana, si dielli që shkelqen...Zana të dua,...

Pirro Minella Millona-…” Zana si hana, si dielli që shkelqen…Zana të dua, Ti eja me mua…..!!!

…” Zana si hana, si dielli që shkelqen…Zana të dua, Ti eja me mua…..!!!

..Kisha kohe që mendoja ti thurrja një skicë mikes time këtu.

Por mbase duhet të vije ajo grimcë pak shkëndijë frymëzimi.

-Përshëndetje, Suzi.

-Zana-më thërrasin kështu me thirr edhe ti.

-Zana si hana, si dielli që shkelqen…- shtova unë.

-Jam shënjë dielli…

-Zana si vazhdon kënga- e ngacmova unë

-Besoj e dini edhe ju…-ma kthen me qesëndi mikesha ime

-Zana të dua ti eja me mua…- e vazhdova

-Ishte dikur në vitet e rinisë..Tani kam shkuar shumë larg…..

Dhe si padashur dhe si pa kujtuar mikesha ime nisi rrefimin e jetes se saj. Une e ngacmoja nga pak qe rrefimi te ishte sa me i natyrshem dhe te mos e kuptonte qe une po e fusja ne ato labirinthe qe deshiroja si material per skicen time.

-Po me bashkeshortin tim jemi rritur bashke qe femije…Kemi qene komshi …. Shtepite balle per balle….

Rrugica na ndante….Me dashuri.. Kane ardhur ne rrugicen tone e ndertuan shtepi….

Une kam qene femije e luanim bashke te gjithe femijet e rruges. Ai me ngacmonte Une kam qene indiferente….Duke u rritur e duke u njohur me shume. Kam qene shume e distancuar se kisha endrra…

Doja te vazhdoja per dirigjim ne Institutin e Arteve se ushtrohesha me dirigjenten Suzana Turku se e kisha mesuese ne Lice…

Po me caktuan mesuese muzike nje nje fshat dhe kthehesha vone ne shtepi e nuk munda ta vazhdoja endrren time…. Bera kerkese per te vazhduar Fakultetin Filologjik per Histori ma nxorren per Gjuhe Letersi…

-Ai me ndiqte qe kur isha ne Lice e pastaj ne pune se une i rrija ftohte e kujtonte se kisha ndonje tjeter…. Me tregon qe ma ka vene syrin qe kur erdhen ne rrugicen tone…

Kur filluan te me kerkoni,ti e di si i kerkonin vajzat ne kohen tone… Shkuan te pyesnin edhe te shtepia e tij….

U be keq dhe me propozoi…Une nuk pranova ne fillim se doja te vazhdoja shkollen…

Isha e ngarkuar shkollen me korespodence e punen larg here vija ne shtepi e here jo.. Po ne shtepi shkonin e vinin ndermjetesit…Ne pune kisha dhe djem te rinj qe me propozonin…. Babai u be merak dhe e pyet mamin pse vajza nuk pranon per asnje rast…

Duke u ndodhur ne kete presion mendova te pranoj me mire nje njeri qe e njoh qe ne femijeri e jemi rritur bashke dhe e njohim mire njeri tjetrin….Se sa nje te panjohur…edhe une e doja se me kishte bere per vete se ishte dhe eshte njeri shume i mire…Me do si atehere dhe sot…

Babai e kishte enderr te me kishte sa me afer shtepise…Edhe Zoti ia plotesoi deshiren…

Kur kisha ndonje rast per larg i largonte menjehere kerkuesit..

Kur e pashe presionin nga te 4 anet e ai me vinte shpesh ne shtepi se kishim hyrje dalje familjare se ishim komshi balle per balle e nga i njejti fshat.

Lame takim ne nje lokal afer Shkencave te Natyres e aty i dhame fjalen njeri tjetrit qe do te lidhemi perjete…Deri tani jam shume e lumtur per zgjedhjen qe kemi bere…

Jemi fejuarne fillim te viteve 80, ku shkembyem edhe puthjen e pare qe e mbaj mend si date…

E kujtojme cdo vit puthjen e pare…sic kujtojme diten e fejeses, marteses ditelindjen tona e te 2 djemve…

E kujtuam puthjen e parë edhe këtu këte vit…

Na tha djali ” çpatët…Kur i treguam qeshi edhe ai me ne

…Shume e bukur përkujtimi i puthjes së parë çdo vit me më shumë vlerë më me ndjenjë se atëherë nuk dinim ta jepnim ishte spontane…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT