Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritRagip Ramaj-PORTRET MËRGIMTARI

Ragip Ramaj-PORTRET MËRGIMTARI

PORTRET MËRGIMTARI

Me njërën dorë e lyen kafshatën e vet
kafshatën e atdheut me tjetrën.


(Edhe atëherë në buzëmuzg
kur kthehej nga puna
e blente një pushkë për atdheun
ta vriste ujkun që po ia kafshonte diellin).


Gjellën e darkës e hanë me një lugë
me një gotë e pinë mallin.


Mbrëmjeve tubohen në Klubin “Kosova”
seç ia thonë këngës së Rexhës
në tela të shpirtit.


Gjithë jetën jeton larg atdheut
gjithë jetën atdheun e ka me vete.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT