Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Fjalët e nënës!!

Teuta Beqari Osmani-Fjalët e nënës!!

Fjalët e nënës!!

Sot Nënë do shkruaja kryeveprën e shpirtit nënë!
Do shkruaja atë që shpirti im nuk është i qetë pa ty
Do pikturoja portretin më të bukur moj nënë
Që të mburreshe dhe ti, që të kam ngjarë kaq shumë!


Tl kam ngjarë nënë të kam ngjarë deri në thua
Të kam ngjarë në ndjenëjn e nënës, të vajzës e të gruas
Sa dhe ti thoshe ndonjëherë ; – “se nuk ka grua të më kaloi…,
Në të gjitha drejtimet e jetës së bukur moj gocë!


Ty nënë të patën zili shumë gra për bukurinë tënde
Për shkathtësinë dhe dashamirësinë e bujarinë nënë
Për pastërtinë dhe nikorqirllëkun e në gatim nënë
Të kishin zilinë për pesë vajzat e mrekulkueshme që linde e rrite moj nënë!


Nuk ka fjalë as në libër moj nënë
Që të përmbushin fjalët që nuk kanë të shterrur për ty
Siç nuk ka poetë më të mirë se sa unë moj nënë
E që të të kesh nënë, një nënë si ty oj nënë!


Nuk besoj se të gjithë marrin çmimin e duhur moj nënë
E kur bëhet fjalë për konkurim për një poezi nëne
Nuk ka çmim moj nënë për ty e për ndjenjat
Se që të jesh nënë e të shkruash për nënën!


E di që do deshe të isha e para në konkurime
E para e në shkollë e në punë e në shoqëri oj nënë
Por unë e para jam me timen ndjenja oj nënë
Se dashuria që më ke dhënë ti që as nuk blihet!


Mjafton të mos harroj erën e qumështit moj nënë
Që sa herë më vjen në mengjese e njëjtë aromë gjiri nënë
Më ke rritur me të tiillë arome oj nënë
E derisa të vdesë nuk da ta harroj së honepsuri moj nënë!


Le të dalin të tjerë fitues nënë
Unë e fituar jam që kur të thërras në ëndrra
Nuk ka si unë që të shoh përditë moj nënë
E as si unë nuk ka që kaq shumë të dua!


Ti e di fare mirë që kur më thoshe;
“Një herë flet ti por flet me vënd”
E unë atë moto kam që kur u linda oj nënë
Që të ndjej e të ndjej shumë fjalën që e them !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT