Tuesday, March 19, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikHistoriKush ishte Destan Sejdë Budrika

Kush ishte Destan Sejdë Budrika

Shkruar nga  Enver Sahiti

Destan Sejdë Budrika – U lind në Budrikë të Epërme dhe rrjedh nga një falije e Tahiragëvee cila ishte njëra ndër familjet më të medhaja të kohës por edhe sot dhe e cila ka një autoktonitet të lashtë dhe me tradita kombëtare dhe shumë e rrespektuar në rrethin e gjere. Familja e Tahir Agë Budrikës përherë ishte një familje por edhe me famuljet e tjera dhe e cila vazhdimisht kishte për qëllim luftën e vazhdueshme gjat periudhave të ndryshme kohore ndaj ç’do pushtuesi duke filluar nga Perandoria Osmane e deri në ditët e Sotme.  Nga kjo familje kishte personalitete të kyqur përherë dhe në aktivitet të vazhdueshme në luftë për çlirimin e trojeve, ku mund të theksojmë të parët e tijë siç ishin   Tahir Budrika , pastaj  Sejdë Tahir Budrika dhe vëllau  Destanit  Nazim Sejdë Budrika i cili ishte pushkatuar nga rezhimi hegjemonist sllav, dhe  gjithashtu edhe vet Destan Sejdë Budrika si intelektual i kohës që ishte, ai u angazhua për çështjen për çlirim e trojeve dhe aktivitetin e tijë politik duke qe i pa kenaqur me veprimtaritë tjera politike e vazhdoi përms organizatës ONDSH,  dhe në fundë edhe i burgosur me 9 vite e disa muaj burgim nga viti 1946 deri në vitin 1955.

Që nga koha e turqisë ne periudhen e fundit sidomos gjat kohës së veprimtarisë së Heroit Kombëtar Idriz Seferit, dhe pas suksesit të kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912, në Gjilan formohen organe vendëse të pushtetit, e një organ i tillë ishte edhe Komisioni – Këshilli Popullor, në krye të të cilit ishte Idriz Seferi. Këshilli i Gjilanit duke parë se situata ishte shumë serioze dhe se ndodhej para një rreziku të madh, mori edhe masa për të përgatitur popullsinë. Një nga masat e marra ishte edhe pajtimi i ngatërresave e hasmërive në gjithë Kazanë e Gjilanit. Nga fundi i shtatorit vitit 1912 u mbajt edhe një kuvend i gjithë prijësve të Kazasë, në të cilin u lidh besa për ndërprerjen e hakmarrjeve dhe faljen e gjaqeve. Për sigurimin e besës u zgjodhën katër njerëz të shquar të kësaj ane: Idriz Seferi për Karadak, Ahmet Aga i Myftinisë dhe Tahir Budrika për Moravën e Epërme, si dhe Murat Bilalli nga Bresalci për Moravën e Poshtme.” (Nga :MONOGRAFIA E GJILANIT -nga shumë autor , Emin Selimi- Gjilani gjatë viteve 1912-1918 Gjendja në Kosovë në prag të Luftës së Parë Ballkanike)

** “Me kapitullimin e Italisë, forcat e djathta nacionaliste të Kosovës për të mbrojtur interesat kombëtare nga depërtimi dhe kthimi i pushtetit jugosllav formuan organizatën politiko ushtarake, Lidhja II e Prizrenit, Kuvendi Themelues i të cilës u mbajt më 16 shtator në Prizren. Midis 42 delegatëve, që morën pjesë në Kuvendin Themelues të Lidhjes 165 II të Prizrenit (më 16-19 shtator 1943), nga nënprefektura e Gjilanit qenë Mehmet Devaja dhe Esat Berisha. Esat Berisha u zgjodh edhe anëtar i KQ të Lidhjes II të Prizrenit, ndërsa në Kuvendin Kombëtar të Tiranës (në tetor 1943) Gjilanin dhe rrethinën e përfaqësuan: Mexhit Gjilani, Haqif Tetova, Esat Berisha, Sejd Budrika, Ramiz Halimi-Cernica, Jakup Karaçeva, Hafez Kallaba, Mumin Jakupi, Zek Imeri, Muhamet Sheh Pasha etj. Në Gjilan vepronte edhe Komiteti i rrethit të Lidhjes II të Prizrenit, që më 14 gusht 1944 kishte këtë përbërje: Mehmet Gjilani, Iljaz Gjinolli, Sylejman Ashkiu, Kapiten Bajram Hoxha dhe Mehemt Okllapi. Më 1944 funksiononte edhe Komiteti i Kosovës për Rrethin e Gjilanit, me në krye Sejd Budrika deputet i Jugosllavisë së vjetër, ndërsa arkëtar ishte Ramush Osmani (Nga :MONOGRAFIA E GJILANIT -nga shumë autor)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT