Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritSABIT RRUSTEMI: SHPIRTI I JUSUFIT FOLI MBRËMË

SABIT RRUSTEMI: SHPIRTI I JUSUFIT FOLI MBRËMË

Mbrëmë e pashë Shpirtin e Jusufit

Nuk erdhi shtegut të vargjeve
As nëpër tela gitare

Bimës së Tij
Gufoi
Fjalëve të Saj
Si një Engjëll Mbrojtës
Shpendi paralajmërues…

Ky s’ është Atdheu
Për të cilin gjakun derdhëm

Atdheun nuk e bëtë si deshëm

Mbrëmë
Jo ajo
Po Jusufi vetë
Ishte mes nesh
Mbrapshtinat tona
I nxori n’shesh
Pa zhurmë
Ashtu qetë
Si një Shpirt i Madh
I Urtë
Me dashurinë e pambarim…

Bëjeni Atdheun
Të tillë çfarë e ëndërruam
Që ma shumë
Shumë ma shumë ta duam

Mbrëmë
Ajo Bimë e Tij
Si Jusufi vetë
Rishtas bimoi mes nesh

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT