Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritTrandafile Molla-Ti ré për lirinë e Shqipërisë

Trandafile Molla-Ti ré për lirinë e Shqipërisë

Ti ré për lirinë e Shqipërisë

Ti me erën fluturoje,
dhe lirinë e kishe ëndërr,
tokën tënde dashuroje,
thellë në gji e ruajte në zemër.


Djali i besës me shokë shumë,
s’kishe mbushur të njëzetë,
qëllove mbi trafhëtar.edhe spiun,
si shqiponjê me shumë fletê.


Mbi fashist e mbi gjermanë,
me nagant e pushkë në dorë,
bir, ti luftove për vatan,
për atdheun re dëshmor.


Mbete në betejën e lirisë,
shpirtin plot me diell e rrezë,
yll i zjarrt, shpresa e rinisë,
Maliq Muça zemrat ndezë.


Mos u bëj merak moj nënë,
djalin tënd ti mos e qaj,
për liri unë kam rënë,
merrja këngës,s’dua vaj.


Kur të marri malli shumë,
jam aty bashkë me shokë,
mos kërko në asnjë lum,
por në Pezë në të kuqen tokë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT