Tuesday, March 19, 2024
BallinaNgjyra jeteMbeti i paralizuar nga aksidenti, ecën pas 10 vitesh 40-vjeçari nga Holanda

Mbeti i paralizuar nga aksidenti, ecën pas 10 vitesh 40-vjeçari nga Holanda

Pak ditë më parë ishte lajm në të gjitha mediat e huaja rasti i një 40-vjeçari të paralizuar prej 10 vitesh, i cili në sajtë të Inteligjencës Artificiale ia doli që të ngrihet në këmbë.

Ai mbeti i paralizuar në një aksident me biçikletë para një dekade dhe së fundmi ka rifituar aftësinë për të qëndruar në këmbë dhe për të ecur natyrshëm, duke përdorur teknologjinë e re të trurit.

Neuroshkencëtarët në Ecole Polytechnique Federale de Lausanne (EPFL) në Zvicër kanë krijuar atë që ata e quajnë ‘urë dixhitale me valë’ e cila është në gjendje të rivendosë lidhjen e humbur midis trurit dhe palcës kurrizore. Kjo urë dixhitale është një ndërfaqe tru-shpizë e cila lejon Gert-Jan Oskam të rimarrë kontrollin mbi lëvizjen e këmbëve të tij, duke i mundësuar atij të qëndrojë në këmbë, të ecë dhe madje të ngjisë shkallët.

Ekipi tha se teknologjia e tyre gjithashtu i mundësoi Oskamit të rikuperonte disa nga funksionet e trurit që kishte humbur nga aksidenti i tij. Ai ishte në gjendje të tregonte aftësi motorike kur ura dixhitale ishte e fikur.

Sipas studiuesve, ky riparim dixhital i palcës kurrizore sugjeron se janë zhvilluar lidhje të reja nervore. Inxhinieri 40-vjeçar nga Holanda, jetonte dhe punonte në Kinë kur pësoi një aksident me biçikletë në vitin 2011. Ai plagosi shtyllën kurrizore dhe humbi lëvizjen në këmbë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT