Saturday, July 20, 2024
BallinaSportMessi e konfirmon transferimin në Inter Miami

Messi e konfirmon transferimin në Inter Miami

Leo Messi është lojtari më i ri i Inter Miami.

U përfol shumë për një rikthim të yllit argjentinas në Barcelonë, por Messi vendosi diçka tjetër.

Me anë të një interviste Messi konfirmoi transferimin e tij në MLS, te Inter Miami.

“Do t’i bashkohem Inter Miamit, Vendimi është 100% i konfirmuar”, tha fillimisht lojtari.

Më pas ai tregoi që ka pasur oferta nga Evropa, dhe Arabia Saudite me shifra të ‘cmendura’, por argjentinasi nuk ka zgjedhur paranë para futbollit.

Nëse do të kishte qenë çështje parash, do të kisha shkuar në Arabi ose diku tjetër. Më dukeshin si shumë para.

“E vërteta është se vendimi im përfundimtar shkon diku tjetër dhe jo për shkak të parave”, tha në fund ai për ‘Mundo Deportivo’./Lajmi.net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT