Tuesday, October 22, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-PARAGJYKIM

Valbona Kolaveri-PARAGJYKIM

PARAGJYKIM

Shkapërcejmë mendimet,
Shkapërcejmë,
Se mëndja ku nuk shkel

Herë herë,
Pa baza mendojmë,
Se nuk ndalemi
Të shohim më mirë

Në etalone krahasuese
I mbajmë elitë mendimet,
Për disa

Kacavjerrë gjithherë
Të gatshme ti ngjisim
Në majë

Dhe ti valëvisim ,
flamur,
Si të pagabueshëm
Se ashtu na duhet

Mendojmë,
Për çastet,
Për fatet,
Për veten

Në udhëkryqe,
Kur udhët marrim
Mendojmë ,
Pa mbarim

Herë, herë
Shkapërcejmë
Dhe mendime pa vlerë,
Se u lodhëm

Herë ,gjykojmë,
Dhe nuk mendojmë
Më mirë,
Për të tjerë

Mendimet e vetme
Që s’kanë kurrë peshë,
Mendoj,
Janë paragjykimet

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT