Tuesday, October 22, 2024
BallinaLajmeRama së shpejti vizitë në Prishtinë, Shqipëria do ta mbështesë Kosovën

Rama së shpejti vizitë në Prishtinë, Shqipëria do ta mbështesë Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se së shpejti do të udhëtojë drejt Prishtinës për të treguar personalisht mbështetjen e tij ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama ka përsëritur mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës në zbatimin e Marrëveshjes Themelore, ndërsa garantoi se do të vijojë të luajë rol në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Rama është shprehur krenar për kontributin konkret të Shqipërisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

“Megjithatë, draft-statuti i ASMM-së i pranuar nga Kosova dhe Serbia si dokument i përshtatshëm pune është draft i BE-së. Shqipëria do të mbështesë fuqishëm Kosovën në zbatimin e Marrëveshjes Themelore dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal ndërmjet të gjitha vendeve të fqinjësisë sonë. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për të treguar personalisht mbështetjen time”, ka shkruar Rama.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT