Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritPRINCESHA DR. NARZINE BANI HASHEM-RITUALI I KUDHËRIT TË DASHURISË

PRINCESHA DR. NARZINE BANI HASHEM-RITUALI I KUDHËRIT TË DASHURISË

Alya shfryu me zili
me psalme pa ndërprerje
me lavdërimin dhe dënimin
në prekjen e tokës së ngrirë
të ati që alarmohet
dhe nga paniku ikën me shpejtësi.

Më pas vjedhurazi argëtohet
re pas reje pa Gaith
dhe vidat që fiksohen.

Në dëshirën e përlotur
adopton fëmijët e hënës
por kjo ia vlen…

Nuk pushon së qari
në horizontin e qiellit
sepse nuk gjen leje për të hyrë.

Deri në palcë i ruaj kujtimet
dhe në sytë e mi i mbaj.

Fotografi fantazmash bëj
me vështrimin tim
duke lejuar të zmadhohen pak të dyja.

Me dashuri rrënjët tona lulëzojnë
edhe nga degët për t’u dashuruar.

Dhe jetojmë…
zgjatemi dhe rritemi.

Dhe midis stinëve me fllad
puthjet thajmë me prekje nxitimthi
dhe përqafimi akoma aty mbetet.

Duke pritur të vdes
nuk më pëlqen që gjithçka të lulëzojë
gjatë mungesës sime
sikurse trëndafilat në prag të vdekjes.

Sa më dëshiron
kur gëzohem
nga një pëshpëritje buzëqesh.

Mes tyre ka edhe femra të bukura
delikate dhe të ëmbla
këngë këndonin
madje edhe petalet emocionoheshin.

E… edhe ajo gjithashtu
kërcente dhe këndonte
dhe shkëmbyen fjalë
deri sa syrin ia shkeli
dhe me bërryl shejtanët i shtyu
që shpirtin e tyre në vetevete përmdjekin.

Ia mbathën ndjenjat nga jeta e saj
në arkivolin e zemrës së thyer.
E kujdesshme përshëndet
mbasditen dhe agimin.

Ashtu si në terrin e errët
ose në orët e para të dritës
pulsi vazhdon të rrahë me shpejtësi
dhe më pas me vetveten gjendet mirë.

Nga mendimet e tua të përvëluara
ritet e tua në zjarr shkojnë…
Duhet të luftosh për dhjetë vjet
edhe katërfishin
derisa të arrish të jesh një i mbijetuar i gjallë.

Pastaj rifito shpresën
dhe kthehu mbrapsht…
Dorëzo gjithçka që ke!
Jeto dhe vdis në dashurinë tënde të helmuar
përtyp, shuaj etjen dhe urinë.

Ha deri në ngopje
në dyzet nuancat e tua
mos bjer më poshtë
jashtë mendjes tënde.

Me gjithë kënaqësinë
fatin prano…
Je kaq e lodhur të ecësh dhe të udhëtosh
në të gjitha distancat
natën… me orë e orë
duke u zhytur midis shpellave dhe detit.

Me etje, dashuri dhe ekstazë
kalo ditët e tua të gjata
duke i ngulur sytë në humbëtirë…

Në plazhin tënd të fshehtë vetveten moho
je e etur por uji i Agagut
nuk është i përshtatshëm për pije.

Me gishta gdhend
shkronja dhe zemra në arin e rërës
por dallga fryn dhe shkrimi zhduket…

O shpirti im dhe zemra ime
Nuk ka mëshirë???

Me çdo dëshirë me shumë pasion
veç vrasim???

Si mund të jemi bashkë
kur copëtohemi në një mijë fragmente?
Të mbahemi dhe më të mos ndahemi!

Boja u përhumb në indinjatë
dhe trupi që për të lulëzuar si një degë
fruta jep dhe mban
duke u përgjumur në të ftohtë
e degdisur nga imagjinata
në lavën e vullkaneve.

Dhe notat e violinës,
ose dallgët e dhimbjes
vijnë të të torturojnë
por ti nën shi shkëlqen
ngadalshëm në heshtje.

Përktheu Angela Kosta Akademike, shkrimtare, poete, eseiste, promovuese, gazetare, Drejtore në Gazetën Dritare dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT