Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmePas informatave të AKI-së, sekuestrohen nga policia mbi 85 mijë euro në...

Pas informatave të AKI-së, sekuestrohen nga policia mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe

Burimet e Dukagjinit bëjnë me dije se informacionet policisë dhe prokurorisë i ka dhënë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI)

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur të mërkurën se ka arrestuar gjashtë persona, prej të cilëve tre shtetas nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohen për falsifikim të parasë.

Burimet e Dukagjinit bëjnë me dije se informacionet policisë dhe prokurorisë i ka dhënë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit ishin pjesë e një grupi që shpërndau dhe futi në treg para të falsifikuara, të cilat dyshohen se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën.

Në këtë operacion, sipas prokurorisë, janë sekuestruar mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

“Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brena afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet tutje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT