Saturday, July 27, 2024
BallinaSportAston Villa me rekord, regjistron fitoren e 15-të rresht në shtëpi

Aston Villa me rekord, regjistron fitoren e 15-të rresht në shtëpi

Aston Villa ka shënuar fitore ndaj Arsenalit, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 16-të në Premier League.

Golin e vetëm dhe të fitores për Villan e realizoi John McGinn, në minutën e 7’, pasi një asistimi nga Leon Bailey.

Topçinjtë u munduan që deri në fund që të gjejnë golin e barazimit, por portieri i vendasve, Emiliano Martinez ishte në disponim, duke bërë disa pritje kruciale.

Aston Villa pas fitore mbetet në vendin e tretë me 35 pikë të grumbulluara, teksa Arsenali në pozitën e dytë me 36 sosh.

Aston Villa ka regjistruar për herë të parë në histori të klubit 15 fitore rresht në shtëpi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT