Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person në Gjakovë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar në vazhdimësi dhunë në familje, shkruan Gazeta Metro.
Rastin në polici e ka paraqitur vajza e të arrestuarit.
“DHUNË NË FAMILJE – Gjakovë 23.12.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike në familje, shumicën e rasteve kur gjendet nën ndikim të alkoolit. I dyshuarin është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e përditshëm të PK’së. /gazetametro.net