Monday, December 9, 2024
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi -Hidhe vallen

Manushaqe Hoxha Laçi -Hidhe vallen

Hidhe vallen

Jepma vashëz, syrin, dorën
Eja në valle, me mua vallëzo
Je princeshë, të vë kurorën
Zemrën vetëm ti ma lulëzo!

Eja vashëz, zbukuro vallet
Stolis në to gjithë hijeshinë
Le të përmbysen kodrat, malet
Gonxhe, aromë luleje trëndelinë!

Hidhe vashëz, hidhe këmbën
Kërce bukur vallen popullore
Se për ty do ta thur këngën
Vetëm për ty gonxhe lulebore!

Dridhe vashëz, dridhe trupin
Ngrije lart, tunde shaminë
Në je drenushë a në je flutur
Mbi ty natyra derdhi bukurinë!

Rrotullohu vashëz mbi gishtërinj
Përdridhe belin me shumë naze
Je perëndeshë, a je perri?!
Mos je perlë deti zhytur n’tallaze?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT