Kur te fshiet dashuria
Te kap nje çast kur te fshiet lumturia
I humbur ne mjegull si delja e stanit
Te del perpara ujku qe e ka marre uria
Dhe s’te shpeton dot as qen i çobanit…
As mal e as det, as lume e perrua
Nuk i shikon me sy, as nuk i shijon
E bukura e dheut te te dale ne krua
Ti e ke perpara, mendja s’e shikon…
Le te te falin diellin dhe driten
Ne qoftese te fshiet dashuria
Te te ringjallin edhe Aferditen
Zor se do te ndizet bateria…