Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-ÇFARË TË BAJ?

Valbona Kolaveri-ÇFARË TË BAJ?

ÇFARË TË BAJ?

Cfarë të baj?
Orbitash marramendjesh
Po harbon ky shpirt

Shkallë shkallë
Po degdis
Kumteve të vetes
Të të gjej,
Spo terem sysh
Angështish

Kërpurdha ditësh
Po rrudhen
Nën vete
Të sosen
Pjesë pjesë

Zemrën po ma ligsht,
Ngado po të lyp,
Në cilën gërmë,
Në cilën fjalë,
Në cilën orë do t’më gjesh?
Apo ndoshta kurrë?

Këtë s’ma the
Asnjehërë,
Hë pra cfarë të baj?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT