Thursday, April 18, 2024
BallinaNgjyra jeteBurri nga Presheva që punoi gati 4 vjet për ta ndërtuar helikopterin...

Burri nga Presheva që punoi gati 4 vjet për ta ndërtuar helikopterin me duart e tij, shteti serb ia ndaloi fluturimin

Ideja ishte e tij. Edhe punën, e bëri vet. Me pengesën e shtetit serb e pa ndihmën e askujt, arriti ta realizoj.

Më shumë se tre vite ju deshën punë për përfundimin e helikopterit me një ulëse. Në muajin shtator të 2012-tes e kishte gati.

Mjeshtri më i njohur i traktorëve në Preshevë, Qani Lutfiu, ka thënë se 10 mijë euro i kushtoi fluturakja e realizuar nga vetë ai.

“Helikopteri është përfunduar në vitin 2012 në muajin shtator. 3 vite e gjysmë më ka marr kohë. Vlera e këtij helikopteri ka arritur diku rreth 10 mijë euro, nuk kam pasur përkrahje për veç pengesë nga shteti i Serbisë”, tregon Lutfiu për Front Online.

Realizimin e helikopterit, Lutfiu e ka cilësuar si punë të rënd e jo të realizueshme për çdo kënd.

“Ka qenë një punë që nuk mund ta bëjë kush do dhe është shumë një projekt i rënd, por unë jam një person që çdo send që e filloj gjithmonë e mbaroj”, u shpreh ai.

Qaniu e dizajnoi, punoi e realizoi të gjithë vetëm helikopterin.

Ai tregon se çfarë ka të veçantë ky mjet fluturues.

Çdo send që shihet te ky helikopter është punuar nga vet unë, është prototip të cilit nuk i bëjnë asnjë pjesë tjetër e helikopterin apo pjesët e këtij në tjetër helikopter nuk bëjnë. Është çdo send e punuar nga duart e mia dhe nuk është kopjuar nga dikush tjetër përveç nga ideja dhe puna ime. Ka vetëm një ulëse”, thotë Lutfiu

Edhe pse u kompletua për të fluturuar helikopteri, Qani Lutfiu e pati të pamundur një gjë ta realizoj.

Ai tregon për pengesën nga shteti serb për të marr leje për fluturim.

Qaniu thotë se kinse ‘për shkaqe sigurie’ nuk u lejua një gjë e tillë.

“Ne kemi bërë provat e para dikur edhe në fillim të punimeve dhe ishte hala pa u ngjyrosur, në atë kohë kur e testuam ishte i lidhur me litar për shkak të sigurisë dhe ka arritur diku 1 metër, kur e kemi përfunduar të gjithë punën në të dhe e kemi ngjyrosur kemi dashur të bëjmë fluturime dhe më të gjata por kemi hasur në pengesa nga shteti kinse për shkaqe sigurie, kap provuar të marr leje nga shteti por ka qenë e pamundur”, tregoi ai

Lutfiu nuk nuk do të ndalët me kaq.

“Kam pasur plane dhe tjera dhe i kam realizuar mirëpo kemi dhe të tjera plane të cilat do të realizohen në të ardhmen”, përfundoi ai.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT