Thursday, April 18, 2024
BallinaLajmeGjendet 15-vjeçarja nga Gjakova që u raportua e zhdukur, dyshohet se është...

Gjendet 15-vjeçarja nga Gjakova që u raportua e zhdukur, dyshohet se është dhunuar

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë.

Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Një rasti i tillë dyshohet se ka ndodhur në Gjakovë, pasi një person kërkoi ndihmën e Policisë dhe e raportoi vajzën e tij 15-vjeçare si të zhdukur.

Vajza është gjetur, ndërsa personi me të cilin ka qenë është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se e ka shfrytëzuar seksualisht viktimën.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari i moshës madhore po dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kur ajo ishte larguar ngas shtëpia dhe gjatë kësaj kohe dyshohet se e ka dhunuar.

E mitura është dërguar në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur.

Edhe i dyshuari është intervistuar dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij hapet rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

“Më 22.02.2024 pas hetimeve të zhvilluara është gjetur viktima femër mashkull kosovar (e mitur) e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që viktima ishte larguar nga shtëpia. Viktima i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT