Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritLavdije Karrametaj Zalli-NATA EMRIN TIM KA

Lavdije Karrametaj Zalli-NATA EMRIN TIM KA

NATA EMRIN TIM KA

As nata sonte
Nuk është gjë për mua,
Asgjë edhe unë jam për natën.


Nuk di nga humba në këtë natë,
Ku u arratis shpirti im,
Di që në tokë nuk isha,
Por diku mbi re të zeza,
As ajri nuk më mbante dot,
Edhe vetë zoti më kishte braktisur.


Edhe vuajtja donte që unë të vuaja,
Në këtë natë të ftohtë janari,
Shaloj retë e zeza,
Në një shteg pa sy,
Andej nga ka shkuar shpirti im,
Rrugës nga udhëton Zoti te njerëzit.


Tregomë, o Zot!
Ku jam?
Pse këmbët më lidhe?
Sytë pse m’i verbove?
Kush më dhuroi këto vuajtje?
Për çfarë po më dënojnë kaq rëndë?


Këtë natë,
Kur as nata nuk është gjë për mua,
As unë nuk jam gjë për natën,
Por nata emrin tim ka!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT