Friday, July 26, 2024
BallinaSportRey Manaj ftohet nga trajneri Sylvinho për miqësoret e marsit

Rey Manaj ftohet nga trajneri Sylvinho për miqësoret e marsit

Kombëtarja kuqezi pranë rikthimit në fushë, për miqësoret me Kilin (22) dhe Suedinë (25). Prova të rëndësishme në përgatitjet për fazën finale të Euro 2024.

Supersport ka mësuar edhe disa detaje nga grumbullimi që do të nisë të hënën e ardhshme (18).

Sylvinho do të publikojë listën me futbollistët që do të grumbullohen këtë të premte, për të dalë më pas në konferencë të shtunën.

Ku do të shpjegojë zgjedhjet para grumbullimit. Braziliani është treguar i rezervuar për të mos patur rrjedhje informacioni para publikimit të listës.

Megjithatë, dy pritet që të jenë risitë e mëdha. Rikthimi në kombëtares i Rey Manajt, pas pothuajse tri vitesh, që nga eleminatoret e Katar 2022.

Me prezencën e fundit që daton në shtator të 2021, kur edhe shënoi në fitoren 5-0 me San Marinon.

Sulmuesi ka shpërthyer me golat e tij në Turqi, aktualisht në kuotën e 19 golave sezonalë, 15 prej të cilëve në kampionat.

Duke fituar një ftesë për herë të parë nën drejtimin e Sylvinhos, që vështirë se mund ta lërë jashtë pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Në kombëtare do të rikthehet edhe Armando Broja, edhe pse situata e tij është ndryshe nga ajo e Manajt.

I kushtëzuar nga dëmtimi i rëndë, bomberi nuk ka mundur të jetë në fushë në asnjë nga ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT