Friday, July 26, 2024
BallinaLajmeEkzekutohet pranë banesës së tij Gentian Bejtja

Ekzekutohet pranë banesës së tij Gentian Bejtja

Ekzekutohet Gentian Bejtja në afërsi të fshatit Larushk. Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, Bejtja është qëlluar në oborrin e banesës me breshëri automatiku.

Pak muaj më parë u vra edhe kunati i tij Ramazan Sino, si dhe u plagosën 2 fëmijët 13 dhe 8 vjeç, në atë që ishte atentati i tretë ndaj ish-policit.

Gjithashtu në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

Ndaj Gentian Bejtjas ka patur edhe dy atentate të tjera, ai u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka mbrëmjen e 10 Janarit 2022. Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.

Gjithashtu në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT