Monday, October 7, 2024
BallinaLajmeShaban Gogaj dënohet me 7 vite e 6 muaj burg për vrasjen...

Shaban Gogaj dënohet me 7 vite e 6 muaj burg për vrasjen e Agonis Tetaj

Gjykata e Pejës e ka dënuar sot Shaban Gogajn me 7 vite e 6 muaj burgim unik për për vrasjen e Agonis Tetajt në vitin 2018 në lokalin “Gogaj AG”.

Veprat për të cilat ai u dënuar janë vrasje nga pakujdesia dhe posedim të pa autorizuar të armëve.

Sipas gjykatës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe qëndrimi në paraburgim nga data 23.09.2018. Masa e paraburgimit do t’i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e vendimit, por jo më gjatë se dënimi.

Në shpalljen e aktgjykimit, gjykata ka bërë rikualifikim e veprës penale nga vrasja e rëndë, siç e cilëson aktakuza, në vrasje nga pakujdesia.

Vendimin u mor nga trupi gjykues i udhëhequr nga Violeta Husaj-Rugova, Shaqë Curri dhe Sami Sharragjiu.

Kujtojmë që Shaban Gogaj më 14.10.2022 nga Gjykata e Pejës ishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj dënim me burgim për armëmbajtje dhe për vrasje nga pakujdesia.

Gjykata e Pejës në shpalljen e vendimit për vrasjen e Agonis Tetajt, më 14.10.2022 kishte bërë rikualifikimin e veprës penale, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia. Gogaj me 5 vjet burgim ishte dënuar për vrasje nga pakujdesia dhe 3 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.

Gjykata të njëjtit i kishte shqiptuar dënim unik prej 7 vjet e gjashtë muaj burgim.

Lidhur  me këtë vendim të Themelores nuk ishin pajtuar Gjykata e Apelit duke e kthyer rastin në pikën zero.

Sipas Apelit, në masë të duhur nuk janë vlerësuar të gjitha provat për të gjetur përfundimin e rikualifikimit të veprës penale nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.

Në seanca e datës 12.03.2024, bashkëshortja e të ndjerit Agonis Tetaj, Albesa Cacaj u deklaura lidhur me kërkesën pasurore juridike që kishte bërë mbrojtësi i viktimave, Luan Mehmetaj në emër të saj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT