Jeta, në prehër të huaj…
Kalëronte hëna mbi malin me borë,
Kalëronte dhe gjurmë nuk linte,
Veç pas dëgjoheshin ca këmborë,
Folenë nuk e zbulova ku flinte.
Rrahjet e zemrës dëgjoheshin nëpër erë,
Si këmbanë e një kishe në ditë zije,
Monopatit të trishtimit garonte me të tjerë,
Thik’ e dashurisë e gjëmonte si hije.
Shikimi i saj udhëtonte perënduar,
Shkonte larg e kthehej i zbrazët,
Gjurmëve që e kishin robëruar,
Kërkonte fole të mjekonte plagët.
Prehëri që mbështetej, tashmë ish bërë varr,
Kishte lënë një kufomë pa jetë, pa fjalë…