Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritImer Hysa -Lisi

Imer Hysa -Lisi

LISI

E sodisja prej vitesh lisin, teksa rrethi moshor ne trung i ulet
shihja rrezet e diellit si depërtonin mes blerimit të degëve,
Tek derdhte freskinë e hijes mbi barin e njomë dhe lulet,
që çdo çift ndërsa puthej, nga pakujdesia shkelte.

E shihja edhe kur gjethet merrnin formën e zemrës
dhe fshihnin foletë e zogjve në pranverë nëpër degë.
Në verë, kurora e lisit me një luftanije ngjante befas
ku zogjtë ule – ngriheshin, si reaktivë të shpejtë.

Me shkurtimin e ditëve, diku në pragvjeshtë
gjethet, si kameleonë papritur ndryshonin ngjyrë
Ndërsa zhvishej nga dimri, madhërisht çante qiejt
dhe herëpas’here shihte veten në pellgun pasqyrë.

Me ardhjen e tij dimri, për tokë shtrinte gjethet,
që më parë silleshin trungut në vallëzim fluturash
Me dashuri lisi gjethet joshte dhe i mbante rreth vetes
dhe gjethet në ushqim ktheheshin, si biskota të buta…

E shihja lisin madhështor, qëndrestar ishte gjithë kohës,
deri sa një ditë erdhën ca dykëmbësh jelekëverdhë.
Me përbindëshin zhurmëgrerëz e shtrinë për tokë,
me rropamë e plandosën, si një njeri të pajetë.

U shtri, u martirizua lisi madhështor në ndajnatë,
nga duart gjakatare të disa qenieve ekstra harbutë.
Lisi, tek flijohej në kuadër të “ristrukturimit” në park
ndjeu se me degët dhe kujtimet i’u përgjakën në rrugë.

Lëkura e plasaritur, nga dhimbja u shkapërderdh në tokë,
por jelekëverdhët, pa mëshire ia sharruan trungun, degët.
Si një njeri të gjymtuar, jelekverdhët e ngarkuan në kamion
këtë monument kulture, dhe ikën, pa u vrarë në ndërgjegje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT