Mirditë
Qiejsh kuvendojnë Bjeshket e Nënshejtit
Furtunat lozin me re, vetëtima e bubullima
Shqiponja sy mprehtë bijtë e mirditorit
Kur rendin ndër luftra bash si vetëtima
Sa herë furishëm u turrën të erdhën në prag
Nga lindja stuhi rrufiane arabe, hordhi osmane
Thonë rrufetë mbledhnin qiellit ja kthejnë prap
Bijtë e tu mendje mprehtë o Mirditë vigane.
Tu turrën gjithka ndër shtigje të pabesa
Toka klith nga dhimbjet si klithin jehonat
Po u shuhej bashkë me ëndrrat shpresa
Të lira ndër male fluturojnë veç shqiponjat.