Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritMevi Rafuna-Pasqyrat

Mevi Rafuna-Pasqyrat

Pasqyrat

I urrej pasqyrat
dua të jem e përjetshme,
se kam frikë vdekjen,
më tmerron harrimi.
I urrej pasqyrat
sa herë shikohem në to,
pa dashur kryqëzohem
me shpirtin tim.
Heshturazi mi përçon,
të fshehtat e qenies time.
Shpirti im kërkon më shumë
Eh si të përmbushem
kur çdo gjë është aq delikate,
dhe thehet lehtë
ashtu si pasqyrat.

Porta

Ky mister i madh
që na rrethon
na shpien drejt refuzimit,
më shumë sesa drejt njohjes.
Shpesh jeta duket si burg
shohim diellin
por jemi larg nga ai
prekim veten
por s’njohim shpirtin.
Disa jetojnë por shumë vonë zgjohen,
disa zgjohen një minutë para amshimit,
disa nuk arrijnë të zgjohen kurrë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT