Thursday, April 18, 2024
BallinaSportGazeta e madhe spanjolle: Real Madridi ‘shënjestron’ Edon Zhegrovën

Gazeta e madhe spanjolle: Real Madridi ‘shënjestron’ Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova po e vazhdon shkëlqimin e tij te Lille, ku në ndeshjen e fundit ndaj Lens shënoi dy gola dhe ishte lojtari kryesor i kësaj ndeshje, shkruan Sinjali.

Interesimet për Zhegrovën nga skuadrat elitë botërore tashmë po shtohen.

Së fundi gazeta e madhe spanjolle “Masfichajes” ia ka kushtuar një artikull sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, duke thënë se Reali mund ta ketë si prioritet transferimin e tij.

Ndonëse në merkaton e verë Reali do të jetë i ngarkuar me super-yjet, Mbappe e Davies, në Spanjë po flitet se Zhegrova mund të jetë befasia e radhës për tifozët e ‘mbretërve’.

Kujtojmë se në moshën vetëm 24-vjeçare, anësori kosovar po lë gjurmë te Lille me pesë gola dhe pesë asistime deri më tani këtë sezon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT