Sunday, May 19, 2024
BallinaSportFutboll Sot tre ndeshje interesante në kuadër të javës së 29-të Superligës...

Futboll Sot tre ndeshje interesante në kuadër të javës së 29-të Superligës së Kosovës

Sot në kuadër të xhiros së 29-të të SuperLigës së Kosovës zhvillohen tre ndeshje.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të luaj ndaj Feronikelit ’74. Përderisa skuadra nga Suhareka e mban kryesimin e tabelës me 56 pikë, ajo nga Drenasi mbetet më mbrapa duke u renditur kështu jo më lartë se në vendin e tetë në tabelë me gjithsej 30 pikë.

Në mesin e tre ndeshjeve është ajo mes Dritës dhe Lirisë. Drita si mysafire e Lirisë zë vendin e tretë, ndërsa skuadra prizrenase është e fundit në tabelë me 10 pikë dhe është afër rënies nga Superliga.

Ndeshja tjetër që do të mbahet është ajo mes Prishtinës dhe Gjilanit. Skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë në tabelë me 40 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitën e shtatë me 30 pikë.

Të tri ndeshjet do të zhvillohen nga ora 15:00.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT