Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritMerita Pllana Behrami-SHPRESËVRARË

Merita Pllana Behrami-SHPRESËVRARË

SHPRESËVRARË

E braktësim folenë, ku Diellin e pamë për herë të parë
E bredhim rrugëve të mërgimit, si të humbur, e me trastën në krah
Dhe, mbesim si zogjtë në shtegtim
Me shpresën se, në kurbet do e gjejmë “parajsën”

Duke kërkuar ngrohtësi e jetë më të mirë
Bredhim rrugëve, me shkëlqime mashtruese
Aty, ku koha, na e gëlltiti shpresën
E bëhemi skllevër të metropoleve të huaja
Duke e prangosur vetvetën

Ëndërrojmë për një jetë më të mirë
E ëndërrat na shndrrohen në gurë malli
E “qëndisim” jeten si terzia pa pe
Dhe mbetemi të humbur mes dy botëve
Shpresëvrarë, me trupin ne kurbet, e me shpirtin në atdhe

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT