Saturday, May 18, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poetes Arjana Fetahu Gaba 

Cikël poetik me vargjet e poetes Arjana Fetahu Gaba 

Kosovë dhe Çamëri
Atdheun na e ndanë armiqtë copa copa,
Por nga shpirti ynë askush s’na e shkul,
Se shqipja kurrë s’fshihet në gropa,
Asnjë e keqe s’na perkul.


Dhe sërish dhimbje ndjen shqiponja,
Në trup ka plagë nga shekujt e shkuar,
Kërkon lirinë nga ëndrrat tona,
Si nuse çame zbukuruar.


Kosovë, Çamërui pengu i motit,
Dhimbje qe ther dhe pikëllon,
Vështrime gjyshërish përmes lotit,
Që malli i ikjes i trazon.


Kur do vijë vallë çasti i shumpritur,
T’ua ndreqim varret e harruar,
Lab, Kosovar, Çam emërndritur,
Të gjith rreth sofrës të bashkuar.


Me një sharki ti zgjojmë legjendat,
Një trup Kosovë dhe Çamëri,
Ashtu si Zoti krijoi botën,
Ashtu të bëjmë prapë Shqipëri

Dashuri prej zjarri
Dashuri prej zjarri,
Kur digjesha në ty,
Dija kisha shpirt,
S’dija kisha sy.


Dashuri prej zjarri,
Në ç’galaktikë je fshehur,
Kush po ta merr shpirtin,
E të kthen të dehur?!


Dashuri prej zjarri,
Vallë kush po të djeg,
Kush të ka gënjyer,
E buzën ta mek?!


Dashuri prej zjarri,
As Zotin më se lë,
Të më qepësh shpirtin,
Me gjilpërë e pë.

MËNGJESTE E HARRESËS….

Qyteti laget,
Përbaltet udha,
Me ylberë të rremë,
Nga një copëz dielli,
Fshehur resh të pabindura.


Njerëzit lëvizin në humbëtira,
Marramëndëse dhe ndjejnë lëkundje.
Zhbirohet shumë shpejt shpresa,
Dhe sërisht fillon loja nga e para,
Si kubat e fëmijeve,
Që rrëzohen…rrëzohen,
Dhe përsëri rrëzohen.
Dhe era shpërfillëse shkund,
Pluhurin e pemëve nga trupat e tyre,
Duke u munduar të duket kryeneçe.


Por,
Njerzit lëvizin,
Si re te murrme,
Në mëngjeset e harresës,
Duke mbartur ngarkuar,
Hallet të hipura mbi kokë,
E duke ju tundur këmbët….
Qyteti laget,
E mendime të hedhura tutje,
Vdesin….
Sërisht një diell i vonuar…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT