Sunday, May 19, 2024
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi -NDALU O BURRË, NDALE DOREN

Mentor Thaqi -NDALU O BURRË, NDALE DOREN

NDALU O BURRË, NDALE DOREN

DHIMBJE!!!
Ti që vret grua, moter, vajzë, fëmi
Ndale dorën nëse je burrë,
Mos humb burrni dhe fisnikëri,
Se shqiptarizmi s‘e lejon kurrë!


Ti nuk je një, jo as sall vetvetja,
Je ILETI kanceroz i krejt shoqnisë
Që nga degradimi dhe nga tretja
Po fundoset në llum t‘shëmtisë!


Deri kur do të vrasim vetveten
Duke vra gruan, gjininë femërore,
Kështu vetë po e mallkojmë jetën,
Duke u kthye në shoqëri mizore!


Ndal! Ndal të lutem! Mos vrit o burrë!
Vrasja nuk e zgjidhë problemin!
Vrasja e femrës jo jo bash kurrë,
Në MORAL tonin nuk e ka vendin!


Gjithësecili mirë le të mendon
Para se të shkon te vrasja, krimi
E tërë shoqnia n‘lëngim sharron,
Nuk na e falë drejtësia as breznimi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT