Sunday, May 19, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poetik me vargjet e poezise Vjollca Aliu

Cikël poetik me vargjet e poezise Vjollca Aliu

Pena ndriçimtare

Asnjëherë s’të lëshova vendi im
As kur ndjeva dhimbje, as kur ndjeva gëzim
Se ty dhe mua na lidhte toka-gjaku
Në të mirë e në të keqe tek ti gjej motivim.

Kam shkruar për lumturinë dhe mërzinë
Hapërova me dhimbje, e shpreha dashurinë
Durova goditjet e pranova përqafimet
Asnjëherë e përulur, mbajta madhështinë.

Dielli kur rrezatonte ia kisha lakmi
Çdo rreze më bëhej varg në timen poezi
Pena m’u shndrit e mendja m’u ndriçua
Për herën e parë thura rubai.

Tatuazh në zemër

Plaga që s’kullon, vret
Shpirti që s’dëgjohet, n’heshtje bërtet
Zemra e plagosur rënkon
Ajo s’ka tatuazh, por ngjyrë kullon.

O zë i zemrës që s’bën zë
O hije e turpshme djallëzore
Zemra nuk duron mallkimin tënd
Shpirti nuk i përgjigjet përulësisë
Nuk është rob i yti
Por krijesë e Perëndisë.

Grishje

Më grish
Edhe kur s’më sheh…
Eja e ngopu
Në sofrën e dashurisë
E të lutemi
Për ditët plot uri dashurie!
Dashuria qenka uri
E kapluar me dashje
Ndjenjë që në zemër fle
Pa pushim.
Sa luhatje velash
Të anijeve lundrimtare
Sa orteqe
Sa vërshima
Por, ajo
Si një fortifikatë ngre krye
Në oazën e praruar
Me degë e lule akaciesh mbuluar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT