Sunday, May 19, 2024
BallinaVitrina e libritANGELA KOSTA SHQIPËRON POETIN E SHQUAR MIHAI EMINESCU

ANGELA KOSTA SHQIPËRON POETIN E SHQUAR MIHAI EMINESCU

MIHAI EMINESCU me pseudonim Mihail Eminovic lindi më 15 janar 1850 Botoşani (Rumani) dhe vdiq më 15 qershor 1889 në Bukuresht (Rumani). Ai ishte poet i njohur, filolog, shkrimtar, gazetar dhe politikan rumun. Veprat e tij më të famshme janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.

AJO KA VDEKUR

Pishtar i shndritshëm mbi varret e lagështa,

Një tingull këmbane në orët e vona,

Një ëndërr që flatrën e zbut në dëshpërim,

Kështu e kaptove pengesën e botës.

Kalove kur qielli lëndinë e kthjellët ish

Me burime prej qumështi, me lule diejsh

Kur retë si nata, pallate në mëri

Prej hënës hyjneshë radhazi janë parë.

Si hije argjendi nën shkëlqim më përngjan

Me krahët ngritur, drejt qiejve drejtuar,

Dhe skelat e reve ngjit shpirt i mjerë

Nën shiun me rreze, me yje dhe dëborë.

Një rreze të lartësoka, një këngë të mban peshë

Me krahët e bardhë mbi gjoks kryqëzuar,

Kur furka dëgjohet në lëmsh si magji,

Ar ka ndër ujëra, në ajër flori.

Në bardhësi ta shoh shpirtin

kur në horizont shfaqesh

Më pas edhe ledhin…

të bardhë e të ngrirë,

Me veshjen bojëqielli të gjatë,

sikur të jesh e gjallë nënqesh

Varri ku dergjesh, ndriçoka sikur rrallë.

Dhe shpirtin shpesh pyes,

dyshimin ta tresë,

Pse vdiqe, ëngjëll, me mollëza të zbehta,

A nuk ishe e bukur, a nuk ishe e re?

U nise të shuash një zjarrmi ylli, përmbi re?

Por ndoshta kështjella diku tutje do të ketë

Me mure prej yjesh, me harqe prej ari,

Lumenj të zjarrtë, ura të pikturuara në argjënd,

Dhe brigje me lule, anembanë me këngë.

Midis tyre si mbretëreshë e bekuar ti ecën

Me flokë prej rrezesh, me sy të përndezur,

Me veshjen bojëqielli zbukuruar me ar,

Kurorë dafine mbi ballin e zbehur.

Oh, vdekje – e marrë,

si det shumë yjesh

Kur jeta përbaltoset me ëndrra të pakuptima

Oh, vdekje – një shekull nga diej të sapo lulëzuar

Kur jeta është budallallëk boshe, e shëmtuar.

Por… kokën shtrëngatat shkretëtirë ma bëjnë,

Mendimet e këqija dëbojnë çdo të mirë…

Kur diejt të shuhen e yje më të mos ketë,

Dua të besoj se gjithçka një hiç qenka.

A mundet thjesht të ndahet në dysh kupa qiellore,

E hiçi të bjerë me natën e yjeve

Ta shoh qiellin të zi me botën që fort shkundet

Si viktimë e vdekjes në pafundësi…

Nëse tërësisht është ndryshe… atëherë përjetësisht.

Shpirti yt i ngrohtë, më në jetë s’do të vijë,

Memece do bëhet gjuha jote si mjaltë…

Ky ëngjëll atëherë do të shndërrohet në baltë.

Dhe prapë, ti tokë e bekuar, e pajetë

Tek varri vë harpën e thyer, pa fjalë

Për vdekjen mos qaj, zhurmshëm gëzohu

Me rrezen që përhapet mbi botën e marrë.

Pastaj… cila është e mira askush nuk e di,

Të rrosh a mos të rrosh…ama çdo njeri

E di që kush s’është, dhimbje aspak nuk ndjen,

Dhe dhimbje ka shumë, gëzime fare pak.

Të rrosh? Çmenduri e trishtë, e mjerë,

Të mashtron veshi yt dhe syri i vërtetë;

Çfarë thotë një shekull, nuk e thonë të tjerë.

Më mirë diçka, se ëndërr pa vlerë.

Shoh ëndrra që nisen të tjera për t’i kapur,

Deri kur tek varret ndalen, teksa presin gojëhapur,

Mendimin nën ballë tjetërkund s’di ku ta shuaj

Të qesh si të çmendurit? T’i tall? Apo hallin t’ua qaj?

Ç’kuptim ka?… Mos qenkërka çdo gjë marrëzi?

Por vdekja jote, o ëngjëll, nuk e di

vallë pse ndodhi?

Ti, krijesë që buzëqesh,

Jetove që varrin dhuratë ta marrësh?

Në qoftë se ka kuptim, ateisti ka vepruar,

Në ballin tënd Zotin nuk e paske të shkruar.

Përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, promovuese

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT