Sunday, May 19, 2024
BallinaVitrina e libritShepresa Zurnaci -ËSHTË ETJA PËR TY

Shepresa Zurnaci -ËSHTË ETJA PËR TY

ËSHTË ETJA PËR TY

Është ndjenja e mendimit tënd
Që më lumturon ditën
Është etja e trazuar që nuk zë vend
mendimi që çdo çast më zë pritën


Është kënga e pakënduar për ty
Që ma vjedh edhe gjumin
është ndjenja e pashuar për ty
Që orë e çast e shtrëngon ndër duar


Dhe ç’t’i them mallit të trazuar
kur gjithçka djeg brenda meje
Dhe etja nuk ka të shuar
Që e ruaj në shpirt e më merr me vete


Është etja për ty – Mëmëdhe

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT