Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeVranët dhe me reshje shiu

Vranët dhe me reshje shiu

Vranësira të shumta parashihen edhe ditën e mërkurë mbi vend, e të reshura shiu shfaqen që nga orët e mëngjesit në pjesë të vendit, derisa gjatë ditës mund të zhvillohen si rrebeshe lokale shiu, aty këtu edhe me bubullimë.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 16C e 18C.
Mundësi për rrebeshe shiu paraqiten edhe të enjten paradite, e gjatë ditës do të ketë intervale me diell, derisa temperaturat shënojnë rritje në 20C e 22C.

Të premten pas ca rigave të shiut orëve të mëngjesit, ditën do të ketë më shumë diell, sikurse edhe ditën e shtunë. Temperaturat shënojnë rritje deri në 26C e 27C. Mundësi për rrebeshe shiu e bubullima shfaqen pasditen e së dielës, por se temperaturat mbesin të larta, 25C e 27C.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT