Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-A DO TË KTHEHEMI?

Armenida Qyqja-A DO TË KTHEHEMI?

A DO TË KTHEHEMI?

Në kohë paqje
Poetët e popullit thurrin vargje baritore,
Ëndrrojnë zanat me fytyrat e vashave,
Nën hijet e pemëve…
Në rrjedhën e vet rrjedh jeta,
Si kurrë e patrazuar, krojeve të lashta…


Luftë?!
Luftë s’ka prej kohësh,
Por s’ka as barinj e as dhenë,
Të shkreta janë livadhet,
Nga veriu në jug, të heshtura…
Buzët e njoma të fëmijëve
S’bëjnë më muzik me fijet e barit,
Globalizmi i adoptoi tërë bijtë
E i çoi diku larg,
Secilin në fatin e tij degdisur…
Fytyrat e vashave u zbehën
Dhe gjinjtë e zanave u bënë gurë,
Që prej ditës ku në to s’pinë kush…


Askush s’u kthye më në Siri, Libi,
E askush s’do kthehet më
As në Ukrainë,
E as në Palestinë…
Po në Trojën time,
A thua, do të kthemi një ditë??

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT