Saturday, July 27, 2024
BallinaSportTifozat Kuq e Zi shkojnë tek zyrat e FSHF-së: Kundërshtojmë çdo nismë...

Tifozat Kuq e Zi shkojnë tek zyrat e FSHF-së: Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’ia rregullojë imazhin një populli barbar e gjenocidal

Tifozat Kuq e Zi, që njihen edhe si tifozët zyrtarë të Kombëtares Shqiptare të futbollit, e kanë realizuar sot një aksion para zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, përmes së cilit e kanë kundërshtuar ashpër aplikimin e shtëpisë së futbollit shqiptar së bashku me Federatën Serbe të Futbollit për organizimin e Kampionatit Evropian të vitit 2027 për grupmoshat U-21.

Tifozët Kuq e Zi i kanë lyer rrethojat e FSHF-së me ngjyrë të kuqe, duke e kujtuar gjakun që është derdhur në Kosovë, ndërsa kanë vendosur edhe fotografi, ku shihen vuajtjet e popullit shqiptarë të Kosovës dhe gjenocidin e bërë nga okupatori serb, për t’ua kujtuar drejtuesve të FSHF-së se me kë kanë të bëjnë dhe se me kë dëshiron të bashkëpunojë presidenti i saj, Armand Duka.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, kanë shkruar tifozët e Kombëtares, teksa e postuan një video në rrjetet sociale.

Vendimi i FSHF-së është pritur me plot habi nga shqiptarët anembanë botës, ndërsa nuk kanë munguar reagimet e ashpra të figurave të ndryshme, por edhe të tifozëve shqiptarë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.

Sidoqoftë, FSHF-ja për momentin duket e palëkundur në vendimin e saj pasi këtë e sheh si një mundësi për bashkimin e popujve dhe për shtrirjen e paqes në rajon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT